Vdiq anëtari më i vjetër i Partisë së Punës

Nga Kastriot Dervishi

Kur ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela u tregonte me krenari e nënqeshje ironike gjyqtarëve të rinj, pjesë nga karriera e tij si prokuror ushtarak në Shkodër. Ai thoshte se sapo mbaronin gjyqet me vdekje, toga e ushtarëve i merrte të pandehurit dhe i pushkatonte, pa pritur vendimin e shkallës më të lartë. Ato vite, për ekzekutimet në Shkodër, vendimet e formës së prerë të Gjykatës së Lartë Ushtarake janë marrë dy javë pasi të dënuarit ishin ekzekutuar. Çela e tregonte me mburrje këtë veprim duke i mësuar të rinjtë se rëndësi kishte zhdukja e “armikut” sa më shpejt dhe jo të zbatoheshin procedurat gjyqësore siç ishin shkruar.

Çela u kthye në “vishinskin” e komunizmit të Shqipërisë, një figurë që mllefin klasor e shfaqte me nxjerrjen e shkumës nga goja. Ai mbeti një kombinim i shkëlqyer i ligësisë që e karakterizonte dhe shkollës sovjetike ku u plotësua juridikisht, për të qenë një vegël e verbër e pushtetit. Poshtëritë e krimet e këtij njeriu filluan në Shkodër, në qytetin më antikomunist e më të qytetëruar të Shqipërisë. Ai çoi në plumb ose u dha burg qindra personave të shkolluar, si përfaqësuesi më i denjë i pushtetit të injorantëve dhe kriminelëve.

(Pritet që organizatat enveriste që fshihen pas maskave të “veteranëve”, të bëjnë përkushtimet e duhura ndaj këtij personi, veç atyre të varrimit).

Skeda e jetës së Aranit Çelës:

1924, 10 janar, lindi në Vlorë

1939 (korrik), balil fashist në Itali

1935-1942 mbaroi kursin tregtar në Vlorë

1943 (nëntor)- 1944 (korrik), partizan në Grupin e III të Mallakastrës

1944 (korrik)-1945 (janar), zëvendëskomisar batalioni në Br. 16

1945 (janar-mars), shef i informacionit të Divizionit të 3-të

1945-shtator 1946, prokuror ushtarak në Shkodër

1946-1948, prokuror ushtarak në Korçë

1948-1949 ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake

1949-1953 diplomohet në Bashkimin Sovjetik

1953-1954 nënkryetar i Degës së Hetuesisë

1955 – 1958 kryetar i Gjykatës së Lartë

1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm

1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube