16/04/2024

VETËM NJË NJERI MANJAK DO TË THOSHTE SE ËSHTË GËNJESHTËR «MASAKRA NË REÇAK»

0

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked "like executions."

Nga Dedë Preqi

Vetëm një njeri manjak sikur ministri i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, do të thoshte se masakra e Reçakut, është një gënjeshtër, këtë mund ta thonin edhe të tjerët, po ata kriminel që kanë marrë pjesë vetë në atë masakër, por krimi si krim nuk ka gjasa të humbet, sepse ekzistojnë dëshmitarët dhe një botë e tërë që e ka parë me sytë e vet.

Çfarë logjike e krisur e llojit të këtij njerëzimi serb, sikur të ishte i programuar në momentin kur ka lindur për t’u bërë një qenje e tillë njerëzore e veqantë propagandistike dhe sipas një kulture të trashëguar me tipare të tilla, por për fat të keq, si kemi qëlluar në fqinjësi me njerëz të tillë dhe ashtu deri kur të mbetëmi të lidhur pas këtij programimi të çmendur, edhe filmat i xhirojnë sipas propagandës që ata i çpikin.

Përballë gjendjes së përshkruar nga lufta e fundit e vitit 1999, që shkakëtoj fashizmi serb ndaj popullatës shqiptare civile të Kosovës, njeriu i kërcënuar i kësaj situate sëcili do të donte të dinte se çfarë mund të veprojë sot, natyrisht se mbi të gjitha janë me rëndësi vendimet e politikës, politikës së jashtme dhe të brendshme, pastaj zgjedhja e problemeve ekonomike dhe shoqërore, por nuk mund ti lihen anash edhe njerëzit e pagjetur të luftës, ata që i masakroi dhe i fshehu fashizmi serb për ti humbur gjurmët e krimit.

Është më shumë se një çmenduri e një populli, i cili tërë historinë e vet fashizoide ndaj popujve tjerë jo serb e përshkruan si të drejtën e saj kundër tyre, dhe në këtë koncept është ende vepruese ideja e saj për të pushtuar vende dhe teritore të huaja, por bota e dinë këtë gjë dhe me tërë saktësinë eksperimentale e teorike, duke e karkterizuar veçantinë e gjendjes tonë në të kaluarën dhe në të tashmën.

Prandaj, Serbia, ka filluar të xhirojë edhe filma dhe skena tjera për të demantuar të bëmat e saj dhe luftën fashiste që shkakëtoj ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë, që përmes këtyre filmave tenton ta mashtrojë opinionin botëror se në këtë vend nuk ka pasë masakra dhe gjenocid, sikur e paraqetet bota në pasqyrën e saj mediatike dhe filmike, duke mohuar edhe «Masakren e Reçakut» e cila i dha zë tërë botës njerëzore, se çfarë tmeri po bënte ushtria dhe paramilitarët e Serbisë, ndaj një populli të pafajshëm.

Ministri i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, këto ditë në bashkëpunim me Radio Televizorin e Serbisë, kanë filluar të bëjnë xhirimin e filmit dokumentar për të demantuar «Masakren e Reçakut», dhe të tjera masakra, duke e quajtur këtë masakër si një «falsifikim» dhe «mashtrim», për opinionin, që nuk ka dyshim se një konceptim i tillë te këta njerëz nuk ka ndryshuar fare, duke e nxjerrë në shesh edhe atë pafundësinë  e urrejtjes patologjike që kanë ndaj shqiptarëve.

Ministri manjak, Aleksandër Vulin, e përgëzon autoren e filmit «Dosja e Kosovës», të Sladjana Zoriç, duke e lavdëruar punën e saj filmike dhe historike, e cila po e tregon të vërtetën para botës, po e tregon edhe të vërtetën e Reçakut, duke e quajtur si një gënjeshtër të shqiptarëve, thua se bota nuk ka sy dhe vesh dhe është e verbët, që nuk e njeh se kush është Serbia dhe rroli i saj në Ballkan, duke shkakëtuar rrëmuja dhe lufta të tmershme ndaj popujve të pafajshëm dhe joserb.

Ambasadori Wiliam Wolker, në vitin 1999, ishte në atë kohë misionar i OSBE, në Kosovë, i cili e kishte alarmuar botën për këtë ndodhi të masakres në Reçak, të cilën e kishte shkakëtuar ushtria dhe paramilitarët fashist të Serbisë, dhe tani mohimi i këtyre fakteve është më se një çmenduri e njerëzve të tillë, sikur duan që këtë masakër ta kthjenë edhe njëherë në vepër makabre dhe barbare.

Ambasadori Wolker, iu përgjigjet maskarenjëve të tillë serb dhe manjakut Vulin, se kjo masakër nuk është një mashtrim apo trillim, por është një ngjarje e vërtetë, të cilën e ka parë me sytë e vet, që e ka tronditë botën njerëzore, të cilën edhe i aka paraqitë botës realitetin dhe ndodhinë e saj të tmershme që ka parë me sytë e vet.

Poashtu edhe Departamenti amerikan i Shtetit, iu ka përgjegjur Vulinit dhe llojit të tillë, se «Masakra e Reçakut», në janar të vitit 1999, është dokumentari i një masakre të tmershme, dhe mohimi i këtyre fakteve është vetëm një çmenduri serbe.

Kjo gjë tregon se deri ku mund të shkojë njeriu me tiparet e tij të këçija dhe më shumë se të këçija me ato tiparët kriminale dhe instinktet shtypëse, i cili përballë një realiteti shtiret sikur nuk ekziston, sepse ky realitet herdo kurdo do ti hakmerrej ashtu sikur e ka merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok