Vetem nje populli te mjere i vdesin njerzit neper rrenojat e qeverise se vet!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Sot, ne harkun e ma pak se 200 metrave rruge, te sheshi “Shqiponja”, gjendeshin 4 ambulanca te bllokuara! Me kot ulerinin tu hapej rruga, e po kaq me kot tentonte ndonje drejtues mjeti te devijonte, ishte e pamundur! Tri prej tyre tentuan anen e jashtme te rruges dhe pashe se brenda kishte njerez te semure! Nje polic, i vendosur te semafori idiot qe eshte vene te kryqezimi qe te fut te Fusha e Aviacionit, e kishte te pamundur te hapte korsi per ambulancat! Urbane, kamiona, betoniere, trajlera, qindra makina ishin te ngjitura pas njera-tjetres, ndersa ne ambulanca njerzit luftonin me vdekjen!

Pluhur qe ngrihej si nga nje rrenim apokaliptik, kanale te hapura ne te dy anet, punetore qe ma shume hane plurur se sa bejne ndonje pune, pallate ne anesore te ngrehines mashtruese per zgjedhje qe kane mbire si kerpudha qe te trullosin vetedijen, armatura te dala boje te vendosura ne shesh qe te pajisin me nje ankth izolimi te perhershem, ndersa sinjali tmerrues i ambulancave te bllokuara te ngjeth mishte dhe shpirtin!

Askujt nuk i ben pershtypje ajo katrahure! As ky makth vdekjeje qe na ka pllakosur! Askush nuk bertet, as shan, as revoltohet, pos meje ne ate cope rruge perzier me pengese jete! E di se shume sish kane kompleksin e paragjykimit te mos duken johijshem nga makina luksoze, nga veshja firmato, nga favori i te qenurit ne nje mjet me xhama te mbyllur, thu se ata jane ne nje planet tjeter e jo ne te njejten rruge me mua…

Une revoltohem me veten, komunikoj me policin ne rruge, kerkoj hapesiren per ata njerez qe po vdisin mbi rrenojat e babezise se qeverise se mafies, e ai i shkreti dorezohet; as ne kembe nuk levizet dot! Atehere shaj, ulerij me sa kam ne krye, e njerzit indiferente me shohin me keqardhje, mbase duke ndjere edhe meshire per mua…

Largohem duke u kujdesur ku ve kemben! Rrenojat jane kercenuese edhe per kembet e mia, po jo aq sa per jetet e atyre njerzve qe ishin ngerthyer ne ato barqe ambulancash qe ulerinin pafund! Panik mental i perzier me friken e mosmbijeteses se atyre njerezve! Vetem pak minuta me pare isha ndare nga nje bije qe i thoshte doktorit qe kishim ne tavoline: Doktor, te lutem, thuame: Pse me iku im atë?! E doktori i vene ne siklet, i zene ngusht perballe asaj pyetjeje bije, duke mos dashur te fajesonte koleget e vet, vertitej rreth fatit te pafat te te atit te vajzes se fisme qe donte te dinte nje te vertetë!

Ne fakt, ne vdesim te gjithe cdo dite, çdo çast e çdo hap! Ne Tirane vdesim çdo minut qe frymojme! E ne nuk na vret virusi po mjerimi jone i zemres, shpirtit dhe mendjes! Ne na vdesin familjaret neper grumbuj mbeturinash, barriera betoni, ngushtime rrugesh te vendosura nga qeveria mafioze ne emer te zhvillimit; e na e pranojme! Na vdesin njerzit neper rrenoja te sajuara nga bashkia uzurpuese ne emer te ndertimit, e na jo vetem e pranojme po edhe duartrokasim babezine qe na vret njerzit e zemres!

Veç ne Tirane ndodh, qe ne kohe murtaje te bllokohen rruget; ambulanca mos te kete mundesi ta çoje gjalle njeriun ne spital, ne keto spitale qe ne fakt ngjajne me shumë me thertore se sa vendshpetimi jetesh! E askush nuk reagon, askush nuk revoltohet, asnje instance nuk heton as hulumton per kete masaker qeveritare ne kurriz te jetes se njerezve tanë!

Ne s’na vret virusi, po mediokriteti jone sistematik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok