Vrisni imoralitetin tuaj, jo gratë, burracakë!

0

Nga Helena Halilaj

Vrisni imoralitetin tuaj, jo gratë, burracakë! Në emër të cilit moral flasin këta burrat e sodit? Ku e takojnë moralin këta, te gruaja? Pse aty fillon morali dhe dinjiteti, pse aty fillon dëshmia e burrërisë dhe zotësisë, mbi gruan? Po ju zotërinjë jeni ushqyer me moral, dinjitet, me mësime nënash të mira? Po ju zotërinj e keni takuar më herët nevojën që ka një femër, jetesën me të? Ju ka treguar nëna, motra, vajza më vonë se çfarë do në jetë? Të ka treguar nëna jote për babain tënd, për dashurinë, respektin, kujdesin, për lindjen tënde po njësoj si motra jote, për ty që nesër duhet të jesh shtylla e shtëpisë, mbrojtja jo dhunuesi. Po motra të ka folur për burrin e saj që dëshiron të ketë në të ardhmen? Keni biseduar diku nëpër dhomë kur keni folur për librat, për shokët dhe shoqet se çfarë dhe si do i zgjidhni partnerët e jetës. Po për dashuritë e hershme, ato të fshehtat keni guxuar të flisni? Jeni zënë nëpër lagje si zakonisht zihen fëmijët, dhe ti motrën e ke mbrojtur gjithmonë, sigurisht të ka mësuar nëna, babai ta mbrosh motrën. Se motra mbrohet, po për gruan çfarë të kanë thënë, çfarë të ka treguar nëna për marrëdhënien nuse-vjerrë, po se ajo është soji huaj të ka përsëritur shpesh besoj. Po sot i mbron vajzat e tua, ke mënd dhe kohe të ju flasësh për të ardhmen e tyre, për familjen, për dëshirat, për mendimet e tyre të ndryshme nga ato që ke ti. Po ti e more dikur dhëndrin e shtëpisë dhe e kërcënove: kujdes se motra ka vëlla, ndodh ende kjo në shumë raste. Po vajzës tënde i tregon se ke një baba që të mbron, që lutesh dhe sakrifikohesh për të. Po besoj po, i bëni dhe këto deklarata emocionale. Po vetes si ia bëni me hile për lidhjet paralele që mbani, për tradhëtitë pafund që ju shoqërojnë, po ato gra, të kujt janë ato gra dhe vajza? Mos ndoshta të kolegëve tuaj, të shokëve apo edhe gratë e ardhshme tuajat. Mbi cilin moral vrisni ju imoralë në mendime dhe sjellje. A e dini ju se morali fillon tek ju dhe mbyllet po tek ju pas qarkullimit që bëni ju në shoqëri kur tregoni veten tuaj. Pse e moralshme është për ju që kohën, para dhe vëmëndje i çoni te femrat e huaja. Me po të njëjtat duar që prekni dashurisht motrat dhe vajzat, i mbroni dhe në faje, i mbuloni dhe në imoralitet, vetëm se janë tuajat, gjaku juaj. Shpesh dhe tuajat i vrisni kur nuk ju binden në zgjedhje. Keni vrarë dhe për dashurinë, se ju nuk jeni takuar askund me nënën, motrën, gruan dhe vajzën. Ju nuk mbërrini tek ato se nuk dini, nuk doni. Po me ato duar ngrini armën dhe vrisni gratë, ata sjanë gjaku juaj, po pra po, burracakë jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok