18/04/2024

Windows XP nuk do te jete me i disponueshem ne kompjuterat e rinj

0

Windows XP  nuk do te jete me i disponueshem ne kompjuterat e rinj qe nga fundi i janarit 2008. Microsoft po ndjek nje plan qe do te ndaloje shitjen e sistemit operativ edhe pse sondazhet mes konsumatoreve tregojne nje pergjigje te vaket ndaj Windows Vista.
Nje sondazh i firmes amerikane te studimit te tregut Harris Interactive, zbuloi se vetem 10% e te pyeturve po planifikonin  te kalonin tek Vista ne te ardhmen e afert. Te gjitha versionet e XP, do te preken nga ky vendim.
Microsoft ka pohuar se nga data  31 Janar 2008 prodhuesit e medhenj te PC , si Dell, HP dhe Toshiba, nuk do te munden me te blejne licensat per programin qe ta instalojne ne kompjuterat e rinj. Windows XP do te terhiqet per ti hapur rrugen  Windows Vista, kopjet e te cilit jane nxjerre ne treg ne Europe ne Janar 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok