ZGJOHU SHQIPTAR! DEMOKRACIA NUK PRET!

“LIRIA NUK ËSHTË KURRË MË SHUMË SE NJË BREZ LARG ZHDUKJES”

Nga Frank Shkreli

Ishte shtatori i vitit 1980. Si shumë udhëheqës politikë amerikanë të periudhës së luftës së ftohtë, edhe ish- governatori  republikan i Kalifornisë, Ronald Reagan mendonte se përhapja e komunizmit kudo në botë, kërcënonte lirinë gjithkund. Gjendja ekonomike në Shtetet e Bashkuara sa vinte e keqësohej për amerikanët e rendomtë.  Ronald Reagan kishte shpallur kanditaturën për president të Shteteve të Bashkuara.   Fillimin e fushatës së tij për president të Amerikës ai e kishte shënuar me një fjalim mbajtur  me rastin e Ditës së Punëtorve këtu në Shtetet e Bashkuara, me 1 shtator, 1980 në Parkun e Lirisë të shtetit Nju Xherzi. Në atë fjalim ai foli për shumë çeshjt e eprobleme me të cilat përballej Amerika due për programin e tij për ti zgjudhur ato në nivel kombëtar due ndërkombëtar, ndërsa ka theksuar me atë rast se Shtetet e Bashkuara janë një vend imigrantësh, ndërkohë që përmendi edhe grevën e puntorëve që po zhvillohej në atë kohë në Gdansk të Polonisë kundër regjimit komunist të atij vendi dhe, njëkohësisht, ka theksuar rëndësinë që luante në atë kohë, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë në luftën ideologjike kundër komunizmit.  Ai fjalim përmbante edhe citimin, tanimë të famshëm, të Presidentit Reagan, se “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukdjes.” (“Freedom is never more than one generation away from extinction”).

Gjatë atij fjalimi, Ronald Reagan ka theksuar nevojën për rikthimin e ëndrresë amerikane dhe rivendosjen e vlerave jetike amerikane: shpirtërore dhe morale, vlera aq të rëndësishme edhe të atyre imigrantëve që kanë ardhur në këtë vend për të ndërtuar një jetë të re, është shprehur Reagan.  Duhet t’i rivendosim këto vlera në jetën e përditshme — ka theksuar me atë rast ish-presidenti Reagan — në lagjet tona, në administratën e qeverive tona vendore due ffederale, si dhe në marrëdhëniet tona me vendet e ndryshme të botës.

Duke iu referuar, me atë rast, protestave të puntorëve polak në Gdansk, Ronald Reagan ka thënë ndër të tjera: “Janë pikërisht këto vlera që i frymëzojnë ata punëtorë të guximshëm në Poloni. Janë vlerat që kanë frymëzuar disidentët e tjerë nën sundimin komunist. Ata na kujtojnë se atje ku sindikatat e lira dhe marrëveshjet kolektive me puntorët janë të ndaluara, liria humbet. Ata na kujtojnë se liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes.   Ti dhe unë duhet të mbrojmë dhe të ruajmë lirinë këtu ose nuk do t’u kalohet fëmijëve tanë. Sot, punëtorët në Poloni po i tregojnë një brezi të ri, jo se sa i lartë është çmimi që duhet paguar për lirinë, por po i tregojnë edhe botës, se vërtetë, ia vlen të luftohet për këtë çmim, me qëllim që të sigurohet liria”, ka theksuar Zoti Reagan. Njëkohësisht, ish-presidenti Reagan ka shënuar ditën e puntorëve të Amerikës në vitin 1980, duke nënvijuar disa prej vlerave në të cilat ai besonte dhe në bazë të cilave ai do qeveriste vendin dhe do të zhvillonte marrëdhëniet me botën, përfshir botën e atëherëshme komuniste, gjatë dy mandateve të tija si president i Shteteve të Bashkuara, përfshir mirëpritjen e imigrantëve.

“Dua shumë dhe mbi të gjitha të kem një administratë që nëpërmjet veprimeve të saj, brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare t’u bëjë të ditur miliona njerëzve se Miss Liberty (Stauja e Lirisë) ende ‘Mban lartë llambën e saj pranë derës së artë’, ka thenë Reagan, ndërkohë që ka theksuar rolin e rëndësishëm që ai dëshironte që të luanin Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, në përhapjen e këtyre vlerave amerikane, duke kërkuar që, “Nëpërmjet stacioneve tona ndërkombëtare të transmetimit të lajmeve — Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe të tjerëve — le të dërgojmë, me zë të lartë dhe të qartë mesazhin se ky brez i amerikanëve e ka ndër mend ta mbajë dhezur atë dritë lirie e shprese.  Se kjo endërrë, më e mira shpresë e fundit mbi tokë – ky komb nën hirin e Perendisë — nuk do të zhduket kurrë nga kjo botë.  Ne do të vazhdojmë të jemi një simbol i lirisë dhe ruajtës i vlerave të përjetshme që frymëzuan aq shumë ata që erdhën në këtë port hyrjeje”, të Shteteve të Bashksuara të Amerikës, ka thenë ndër të tjera Ronald Reagan fjalimin e mbajtur me 1 shtator, 1980, me rastin e Ditës së Puntorëve në Amerikë, një fjalim që pat shënuar edhe fillimin e fushatës së tij për president të Amerikës, si kandidat i Partisë Republikane.  Siç dihet, Ronald Reagan u zgjodh për dy mandate president i Shteteve të Bashkuara, gjatë të cilave, sipas historianëve – ndër të tjera — ai luajti rolin kyç në shembjen e komunizmit, pa zbrazur asnjë fishek dhe pa humbur asnjë ushtar.

Fjalët e Presidentit Ronald Reagan, ashtu siç u prononcuan me 1 shtator 1980, (Ditën e Puntorëve të Amerikës që këtë vit bie me 6 shtator) ndërsa ka paralajmëruar rrezikun me të cilin përballej atëherë liria dhe demokracia në Amerikë dhe në botë, tingëllojnë të vërteta edhe për aktualitetin e sotëm politik në kudo në botë, madje edhe në një vend me traditë të gjatë demokratike si Shtetet e Bashkuara, por edhe në çdo vend tjetër të botës, përfshir dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat edhe pas 30-vite post-komunizëm mbeten në grupin e vendeve pjesërisht të lira, sipas Departamentit të Shteteit amerikan dhe organizatave ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Kujdes! “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”, na këshillon edhe sot — në Ditën e Punëtorëve amerikanë, 2021 — ish-Presidenti Ronald Reagan.

Zgjohu shqiptar! Demokracia duhet mbrojtur çdo ditë! Demokracia nuk pret!

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan me një mesazh të veçant drejtuar botës nga kryeqendra e Zërit të Amerikës në Washington DC

Autori në një studio të Zërit të Amerikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube