Ajrina Dimo: “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme”

Nga Entela Binjaku

Në  marrëdhëniet Shqipëri-Rumani një vend me rëndësi zë edhe komuniteti arumun. Duke filluar nga viti 1993 Rumania ka ofruar bursa studimi për të rinjtë e këtij komuniteti në të gjitha nivelet e studimit dhe sot numri të diplomuarve në institucionet arsimore rumune është disa mijra. Falë shkollimit dhe edukimit në shkollat rumune të rinjtë arumunë të Shqipërisë kanë zhvilluar mundësitë e tyre të së ardhmes duke hapur perspektiva të reja për veten dhe familjet e tyre.

Programi në fjalë  mbështetej nga Ministria për Rumunët Jashtë Vendit, Ministria e Rinisë dhe  Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si dhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme..

Në verën e vitit 2019 rreth 30 fëmijë dhe të rinj arumunë nga Shqipëria nën shoqërimin e  dy instruktoreve, udhëtuan drejt Rumanisë. Për një javë ky grup qëndroi në kampin veror të Sulinës, në Tulçea duke kaluar një kohë të bukur përkrah bashkëmoshatarëve të tyre rumunë, ardhur nga shtete të ndryshme.

Programi i kampeve “ARC”   mbështetej nga Ministria për Rumunët Jashtë Vendit, Ministria e Rinisë dhe  Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si dhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme

Informacioni për pjesëmarrjen në edicionin e 10-të të këtij kampi të këtij grupi nga Shqipëria përcoll edhe në mediat tona.

Në një artikull të botuar në media në verën e atij viti,  znj. Ajrina Dimo në cilësinë e njërës prej instruktoreve të këtij grupi, në profesion ndihmës mjeke shprehej: “pjesëmarrësit nga Shqipëria e kanë pritur me padurim këtë udhëtim dhe janë duke u angazhuar në të gjitha programet e kampit”.

E ndërsa në vitet që pasuan shumë gjëra u zhvilluan të diktuara nga kushtet e pandemisë së “kovid 19-tës”, sapo masat  shtrënguese nisën të zbuteshin, kjo zonjë udhëtoi drejt një tjetër destinacioni, kësaj here me lidhje të forta shpirtërore.

Të dielën e 13 qershorit 2021 në shoqërinë e kryeplakut të Peshtanit (Shtanas) z. Elmaz Hazizaj ajo u takua dhe ndau caste të ngrohta emocionesh me banorët e fshatit. Në këtë takim ajo ndau për familjet e pakicës arumune edhe abetaren e dialektit arumun, botim i dhjetorit të vitit 2020.

Znj. Ajrina Dimo vjen nga një familje e njohur fierake, e lidhur ngushtë me traditat arumune për të cilat ajo ndjehet mjaft krenare. Ajo kishte zgjedhur jo pa qëllim këtë fshat dhe këtë komunitet, pasi lidhjet me të janë të hershme, rrënjët të forta dhe ndjesitë mjaft shpirtërore.

Një pjesë të rëndësishme të jetës së saj ajo e kishte ndarë në këtë zonë, ku kishte lindur, marrë mësimet e para, kaluar fëmijërinë dhe vitet e rinisë së parë.

Tashmë pas më shumë se 3 dekadash ajo rikthehej nënë e një vajze, profesioniste e njohur e shëndetësisë dhe promovuese e vlerave të pakicës, pjesë e së cilës është.  Kontributi i zonjës Dimo në njohjen e vecantive kulturore të kësaj pakice është i shtrirë në mjaft dimensione të komunikimit. Ajo dëshiron që krenarinë për identitetin t´ja përcjellë edhe vajzës së saj, si brezi i ri dhe pasues i traditës.

Lidhur me  rëndësinë e ruajtjes së identitetit ajo shprehet se: “të rriturit duhet të krijojnë ura dialogu mes tyre dhe fëmijëve e të rinjve duke i ndihmuar ata në zhvillimin e aftësive komunikuese në gjuhën e trashëguar dhe të përcjellë nga të parët tanë”.

Me Ligjin nr. 96/2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, miratuar më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si pakicë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube