Ekzekutim i shkëlqyer i këngëve dhe valleve dibrane në Ulqin

Nga Gjekë Gjonaj

Tashmë kur masat kundër  Covid-19, kanë vështirësuar  mbajtjen e ngjarjeve  kulturore  në salla  të koncerteve, Ansambli Artistik “ Hazis Ndreu”, nga Dibra  gjeti   mënyrën  për të qenë afër publikut ulqinakë dhe  adhuruesve të  këngëve dhe valleve të mirëfillta dibrane. Ky grupim artistësh të talentuar, që ka lënë kaq shumë gjurmë dhe ka fituar kaq shumë çmime brenda dhe jashtë  shtetit amë  erdhi  kësaj herë në Ulqin në organizim të Qendrës Kulturore   të Ulqinit dhe Organizatës lokale turistike të këtij qyteti.   Koncerti  në kohëzgjatje prej një orë e gjysmë  filloi në një atmosferë  gazmore  dhe u ndoq  me shumë vëmendje  e emocione  mbresëlënëse  deri  në përfundimin e tij të suksesshëm.

Ky ansambël  kulturor dibranë  shpalosi nga repertori i tij i pasur vlera artistike dhe traditën  folklorike të kësaj trevë të shquar atdhetare. Valltarët  dhe valltaret e reja të këtij ansambli, të cilat artin  e kanë pasion e mision,  shkëlqyen në skenë. Ato  ne shumë përkushtim,  profesionalizëm e atdhedashuri transmetuan tek publiku  vlera dhe tradita  kulturore e kombëtare. Me performancën  e tyre të shkëlqyer ngritën   peshë zemrat e artdashësve që ndoqën  këtë koncert i cili lartësoi folklorin, etnografinë, vallet dhe kulturën dibrane.

Po me aq mjeshtri artistike, pasion  dhe përkushtim këngëtarja,  Lirie Rasha, mjeshtre e madhe, për të cilën thuhet se dikur në kohën e komunizmit   në Shqipëri e dëgjonin “ tinza”  se mund të përfundonin në bisedë informative dhe  këngëtari emblematik i Lurës, Dibrës  dhe krejt trojeve tona etnike, Arif Vladi,  i cili  u dhuroi artdashësve magjinë e  zërit të tij të fortë, gjëmimtar dhe krejt të veçantë  të mbushur  me shumë ngjyrime jetësore e kombëtare.

Ky koncert me këngë e valle dibrane, përveç anës artistike, ka vlerën edhe për faktin se  forcon urat e bashkëpunimit kulturor midis  Ulqinit dhe Dibrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube