Enver Hoxha në Beograd: Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë

Nga Kastriot Dervishi

Më 24.7.1946, Enver Hoxha u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Stanoje Simiç, i cili shtroi një drekë me këtë rast. Në përshëndetjen e tij, Enver hoxha ka mallkuar regjimet e mëparshme, të cilat e kishin ndarë popullin shqiptar nga Jugosllavia. Ndër të tjera, Enver Hoxha deklaroi:

“Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë kësaj lufte dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Prandaj populli shqiptar e çmon ndihmën që Jugosllavia i ka dhënë Shqipërisë në luftën kudra fashizmit, si dhe tani në paqe për ndërtimin e të ardhmes më të mirë. Është e pamohueshme se të gjitha këto janë një bazë e fortë për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta. Qeveria shqiptare dhe populli shqiptar do të bëjnë çmos nga ana e tyre që kjo miqësi e fortë të zhvillohet në të ardhmen sepse në radhë të parë kjo sjell dobi shumë të madhe për popullin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër përbë garanci për përparimin dhe forcimin e demokracisë në Ballkan. Populli shqiptar i është sidomos shumë mirënjohës mareshalit Tito, i cili në çdo rast është treguar miku më besnik dhe më i sinqertë i popullit shqiptar dhe i kauzës shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube