Flet stilistja Ina Gjoka: Stilimi im më i bukur fustani me flamurin  kuq e zi realizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë

Kam zhvilluar sfilata në Milano dhe Romë, ku jam duartrokitur

Nga Albert  Z. ZHOLI

Një vajzë që me talentin e saj po hap rrugët e sfilimit në qytetet më të dëgjuara të sfilatave në Milano dhe Romë. Prej vitesh emigruar në vendin e modws, Itali,  Ina punon me intesitet duke e lartësuar emrin e Shqipërisë. Stilimet e saj janë vlerësuar dhe nga emra të njohur të fushës së modës si stilisti i “Dolce Gabbanas”. Ajo njëkohësisht është e dashuruar me letërsinë dhe intepretimet poetike.

–  Kur keni shkuar në Itali dhe përse zgjodhët atë vend për të emigruar?

Në vitin 2010 jam trasferuuar në Itali, në fakt jo se e zgjodha unë Italinë, por Italia po më priste sepse bashkëshortit im jetonte në Itali. Dhe nëse do të kishte qenë në zgjedhjet e mija do të preferoja të jetoja në vendin tim, por Shqipëria jonë e dashur, shpesh herë na detyron që të largohemi nga vendi ynë. Kjo nga shkaku i disa faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

-A keni ndjerë shenja racizmi në fillimet  tuaja?

Suksesi ka dhe anë pozitive dhe negative. Arritjet në jetë dhe konkluzionet që merr gjatë punës së lodhshme të japin kënaqësinw dhe automatikisht pjesa e indiferentizmit (razicmit) nuk të bën shumë përshtypje. –

-Kur filloi pasioni juaj i stilistes dhe kush ishte shtysa?

Jam rritur në një familje ku prindërit kanë ushtruar këtë profesion, por pa qenë e detyruar ta ushtroja. Pra erdhi në mënyrë automatike si passion dhe bashkëshorti im më inkurajoi që të ndjek pasionin tim…

– Cili është stilimi juaj i parë dhe ku e keni promovuar?

Stilimin tim të parë e kujtoj me plot dëshirë dhe krenari… Ka qenë për 100- Vjetorin e Pavarësisë, ku kam stiluar një fustan inspiruar nga Flamurit ynë Kuq e Zi. Këtë krijesë si mund ta quaj e kam promovuar në Tiranë në një event për talentet e rinj dhe kam marrë çmimin si stilimi më origjinal ndaj flamurit tonë kombëtar.

– Sa sfilata keni zhvilluar me stilimet tuaja dhe ku?

– Kam marrë pjesë në disa evente të ndryshme. Sfilatën e parw e kam pasur në Milano ku zvillohej “Java e Modës” dhe unë jam prezantuar me një stilim timin ku më është dashur të punoj për 1 muaj pa ndërprerje.  Vërtet kisha sukses dhe emocione pa fund teksa komplimentosha nga njerëz të ndryshëm në fusha të ndryshme profesionesh dhe ndër to nga një stilist i “Dolce Gabbanas”. Ndërsa në Romë jam prezantuar me 12 stilime të mija, inspirimn i viteve 1950, dhe në Sicilia përsëri me 12 stilime ku koleksioni im mbante emrin “Afroditw” inspirim i mitologjisë Greke…  Dhe pjesën tjetër më të madhe e kam zhilluar në vendin ku jetoj, Reggio Calabria…

– Sa stilime keni nxjerrë nga duart tuaja dhe kush ka zënë çmim?

Një stiliste nuk numëron punën në sasi, por në cilësi. Në çdo stilim është një çmim me vete, por çmimi që me ka bërë të ndihesha krenare jo vetëm me punën time, por edhe me prezencën time si shqiptare ku jam vlerësuar me çmimin e parë nw krijimtari  “Nuovi Talenti per la Moda” në Reggio Calabria.

– A është e vështirë të jesh stiliste në Itali duke qenë se është epiqendër e botës për veshjet elitare?

Vështirësia është dhe në vendin tënd. Një stilist lind dhe të futesh në tregun e Modës normalisht që është vështirë mbi të gjitha ku flasim për një vend ku moda lindi aty…

– Përveç Italisë në cilat vende keni organizuar sfilata e punimet e tua?

Për momentin vetem në Itali, por jam duke punuar në projekte të cilat do të vijnë në jetë shumë shpejt sapo të kalojw  kjo pandemi

-Kush ka qenë dita më e bukur si stiliste? Po më e vështira?

Dita mw e bukur..? S’është një por janë shumë. Pasi më dalin para syve stilimet e mija në pasarela veshur nga persona të ndryshwm … Vështirësitë  ndodhin shpesh herë sidomos pas kuintave, ku në të qindën e sekondës e gjejmë veten në telashe dhe duhet shumë kujdes që ta zgjidhësh me sukses. Për shembull, kur isha në sfilatën në Romë, ndërkohw që vishja modelen me stilimin më të vështirë, m’u prish zinxhiri dhe më është dashur t’ja qep fustanin në trup.

-A mendoni se në Shqipëri mund të ketë hapësira sitilimi për konkurim?

Momentalisht po e ndjek pak stilimin në Shqipwri. Por duke qenë se jemi në fazën e emancipimit dhe zhvillimit do më pelqente të shikoja talente të reja, por edhe të tregoja veten në tregun shqiptar.

-Po për meshkuj a keni realizuar stilime?

Patjetër, si për femrat edhe meshkujt, edhe fëmijët pa’ dallim gjinie dhe moshe stiloj. Kam stiluar për një këngëtar të cilin nuk po ja permendin emrin për efekt privatësie…Fatkeqësisht eventi u anullua deri në një njoftim të dytë.

– Keni dhe grupin tuaj  “Ti je talent”, çfarë përfaqëson ky grupim artistik?

Në grupin “Ti je Talent” janë të mirwpritur të gjitha grupmoshat qoftë talent i spikatur apo i fshehur. Grupi përfaqëson stilistw, piktorë, kënëgtarë, aktor humori, pra në shumë gjini arti.

-Përveç stilimit ju bëni dhe intepretim  poeizish, por edhe shkruani. Ku e gjeni më mirë veten?…

Padyshim që stilimi është energia kryesore, por njeriu kreativ ka  vizione të shumta dhe përshtatet lirshëm në çdo lloj kreativiteti….

– A mendoni se meshkujt shqiptarë kanë ende frymën e thellë maskiliste?.

Në të gjithë botën ekzistojnë meshkuj më frymë maskiliste, jo vetëm në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube