MUZA E DORËS SË LISIT

Atdhe Geci

 

MUZA E DORËS SË LISIT

 

Zgjohu kënga ime, ngritu  vargu im

kemi edhe shumë udhë  për  të bërë

kemi dhe shumë vuajtje  para vetes

Kosovë, çliroje heshtjen e plagosur

prij ndryshimit, merre  udhën tënde

se ngjarjet e mëdha janë të vështira

Kosovë zgjohu e shih çka sheh syri

zgjohu e shih  çka  dëgjojnë  veshët

zgjohu e shihi  si  ecin këmbët para

liria  është  përmbledhje e  betejave

ajo flet fuqishëm sa herë është vetja.

Kur shteti e vetplagos popullin e tij

dora e atdheut është fuqia e atdheut

në mugullima  jo  aq  të  lavdëruara

poezia ndez  flakën  e  zemërimeve,

dhe palumturinë  e plisave të arave

Zgjohu atdheu ynë i ndarë në pjesa

numëro veten, mati  hapësirat e tua

jepi krahë ëndrrës, bëhu zot i vetes.

O ti, ngre kokën lart, bjeri mendjes

asnjë poezi s´lindet  nga jashtë jeta

por, nga  oksigjeni  i gjakut jetësor,

nga  muza përdhimbjeve njerëzore!…

 

 

PASHA KËTË TOKË

 

Liri, je e shenjta e pikës së gjakut

më i ëmbli frut i dalë nga betejat,

më  e  dëlira  flakërimë  e atdheut

dhe më sublimja  e ëndrrave tona

Roganë, e  kuqja  nuk  harxhohet,

është gjak i  të përditshmes, është

gjak i përjetshëm, është  lënda që

na jep frymë  dhe  na mban gjallë

Shqipe, Kuq e Zi  është Dardania,

Kuq e Zi  është  Shqipëria, Kuq e

Zi është Çamëria e Molla e Kuqe,

Kuq e Zi është  Ulqini dhe Ilirida

Shqiptarë, bashkë  rreth  flamurit

Është zëri  i Rilindjes Kombëtare

dhe mesazhi i gjakut  të të rënëve,

Atdhe, betohemi  me  pasha  këtë

tokë, me pasha këto fusha e male

me pasha shtëpitë dhe  varret, me

pasha gjakun e librave  e  armëve

Liri, je pavarësia  aty  ku je fitore

por jo në  pjesët  ku  shtypet  liria.

 

 

SHTËPIA E FJALËS

 

Në çdo fjalë të shkruar

fjala ka mendjen e vet

dhe kauzën e fuqishme

të Himnit kombëtar.

Fjala art, shtëpi e ka gjuhën

shkrimin dhe shprehjen,

ëndjen e më të bukurës.

Me fjalë të thjeshta fjalësh

mund t´i prekin hapësirat

thellësitë dhe largësitë

dashurinë e të panjohurave

Në floriret e poezisë

Brendësisë së metaforave

çdo fonemë ka një fonemë

dhe çdo morfemë,

ka morfemë një morfemë!…

E burgosura fjalë e lirë,

kur i bën thirrje lirisë,

ti këputë prangat e shtypjes

shndërrohet në kauzë,

dhe i jep zë Himnit,

ta liroj fjalën e shkelur

që fjala vetë të plugon!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube