Në diasporë kultivon traditat kulturore dhe kombëtare…

Shoqata “Dardania” nga Montebelluna i Italisë

Nga Hasan Hasanramaj

Aktivitetet e mërgimtarëve me nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe në Itali, ruajtja dhe kultivimin e traditave kombëtare, aktivizimi e aktiviteteve kulturore-artistike dhe shumë aktiviteteve të tjera ishin tema rreth të cilave  biseduam me Faik Tafollin, kryetar  të shoqatës “Dardania” në qytetin Montebelluna të Italisë. Shoqata “Dardania”, na tha Tafolli u themelua gjatë vitit 1995 me synimin kryesor  ishte hapjen e paraleleve të shkollës shqipe-mësim plotësues dhe azktivitet tjera në qytetin Montebelluna, në kuadër të shoqatës kulturore- artistike “Dardania”. Pastaj  formimi edhe grupi të valleve dhe i muzikës folklorike e popullore. Shoqata kulturore-artistike “Dardania”, për t’i njohur më për së afërmi këta të rinj dhe të reja me vendlindjen e tyre, rregullisht për çdo vit ka organizua dhe organizonë ekskursion gjatë pushimeve verore, që nga viti 2005. Ekskursionet kryesisht organizohen  nëpër Kosovë, Shqipëri dhe troje të tjera stërgjyshore, duke vizituar monumentet historike, kulturore dhe vendet turistike nëpër qendër komunale në Shqipëri dhe Kosovë,  ku para publikut, në ambient të hapur janë  shfaqur program me kënge e valle popullore  dhe kudo ku kemi kaluar  jemi ndarë me përshtypjet më të mira- na tha Faik Tafolli.  Shoqata kulturore-artistike “Dardania” nga Italia  kudo ku ishim u ndame të kënaqur me publikun në trojet tona stërgjyshore dhe  mikpritjen e madhe shqiptare. Kryesia e Shoqatës, e cila njëherësh  është edhe boshti kryesor i  organizimit të shkollës shqipe në Itali e cila bëri punë të madhe në  zhvillimin  e procesit edukativo-arsimor dhe të zhvillimit dhe afirmimit të aktiviteteve kulturore-artistike me fëmijjët e të gjitha moshave.

Kryetari i Shoqatës, Faik Tafolli gjatë bisede që zhvilluam me te na njoftoi se pjesa dërrmuese e fëmijëve që kanë lindur në Itali, por edhe e këtyre pak më të rriturve, duke iu falënderuar shoqatës kulturore-artistike “Dardania” nuk dallojnë nga moshatarët e tyre në Kosovë në të folur dhe në të shkruar  të gjuhës shqipe, në këndim të këngëve dhe në luajtje të valleve, pastaj  në veshjet kombëtare, si dhe në njohje të historisë shqiptare dhe të traditave të popullit shqiptar. Për ta ruajtur kontaktin me atdheun – strukturat udhëheqëse të shoqërisë kulturore-artistike “Dardania”  organizuan ekskursione  nëpër Kosove, ku vizituohen vendet  me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe turistike, ku djelmoshat dhe vajzat  aktive   nga diaspora me fanatizëm në dekadën e fundit kanë ditur t’i ruajnë, traditat, doket, zakonet, mikpritjen e madhe shqiptare, këngën, vallen, gjuhen e bukur shqipe në të folur dhe shkruar dhe të mirat e tjera të popullit shqiptar. Gjatë vizitave që i kemi organizua në Kosovë me fëmijët mërgimtar kemi  vizitua ë Shpellën e Gadimës, qytetin e bukur të Prizrenit, Prishtinën, kompleksit  e varrit të presidentit Rugova. Kur jemi këtu  duhet ta dinë se aktivitete kulturore-artistike të kësaj shoqërie zhvillohen ne baza vullnetare pa asnjë përfitim të kryesisë ose të grupit të valltarëve, këngëtareve apo të grupeve të tjera artistike. Kjo do të thotë se duhet të kesh moral të fortë për të vazhduar aktivitete të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube