Neveri nga diktatura e re!

Nga Agron Tufa

Pamje të nveritshme sot gjithë ditën. Gëbelsët e rinj të diktaturës së Re i përsëritën deri në fijen e fundit të imitimit gjestet e etërve të tyre. Mesnata dhe pasmesnata ka qenë koha e tyre ideale e arrestimeve dhe pushkatimeve. Nuk po i lënë gjë mangut as mankit e etërve të kuq, edhe pse viktima gjendej në “shtratin e lëngatës”.

Pastaj ato pamje të policisë së Gjeneral Kërmës, me tërheqje zvarrë gazetarësh, grash, djelmoshash…

Mbi të gjitha mefshtësia e opozitës!

Sot duhej shpirti burrnor i përballjes, për t’i thënë ndal revanshit të diktaturës. Sot duhej varrosur me turp diktatura e pështirë dhe e tejzgjatur e bijve të pushtave! Të mbaronin me turp kriminelët, hajdutët, agjitatorët. Sot do të duhej të shtrohej Fillimi i Fundit të një prej qeverisjeve më të turpshme në botën bashkëkohore.

Sot asnjë qytetar nuk duhej të kthehej në shtëpi! Sot shqiptarët duhet ta ndajnë mendjen njëherë e mirë, nëse duan të kridhen dhe për një gjysëm shekulli në diktaturën e bijve të badtardëve të Miladinit dhe Dushanit. Mjerisht populli shqiptar vazhdon të rrijë në koma.

Pas Teatrit, buldozerët do t’ju hyjnë në familje, t’ju rrafshojnë gjithçka!

Ambasadat janë sehirtare. Shtetet e BE janë sehirtare. A e dini vallë se atyre mund t’iu interesojë një diktaturë në Shqipëri? Thjesht se “kontrollohet më mirë”. Madje dhe negociatat me BE munt të “përparojnë”. Këtë cinizëm e njohim mirë. Dhe mbase “kontrollohen” me “disiplinueshëm” shqiptarët, por ejani atëherë, të thërrasim Vajtojcat e ta qajmë njëherë e përgjithmonë Lirinë!

____________

Ç’të presësh nga një popull që midis një doktori të nderuar si Halim Kosova dhe një militanti agjitator, ala komsomols, Veliaj, zgjedh agjitatorin? Pse kjo zgjedhje? Prirje e brendshme mazokiste, si duket. Sepse thellë-thellë ky popull nuk ka pasë nevojë për ilaçin, balsamin për shërimin e plagëve, por për prirjen e brendshme perverse ta rrahin në dru e ta heqin zharg rrugëve, si lavire.

Tani e korrët atë që mbollët – teorikisht e praktikisht – Diktaturën fashiste të bijve të komunizmit!

Zhdukja e Teatrit Kombëtar ku u zhvilluan gjyqet komuniste ndaj intelektualëve nacionalistë, është sindroma e kriminelëve që zhdukin gjurmët e krimit, për t’u mbivendosur atyre kulla rrokaqiejsh për bizneset e tyre!

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube