Nipave te Miladinit e Vuçiçit

Nga Gani Mehmetaj

Ju nuk e keni fqinj Serbinë, prandaj nuk e di pse e trajtoni si të tillë. E kishit fqinjë por u dolëm ne në mes. Do të bëni fqinjësi e dashuri me urë ajrore? E keni “fqinjë” Serbinë sa e keni Kroacinë. Pse me Kroacinë nuk bëni fqinjësi? Asnjë të keqe nuk u kanë bërë, përkundrazi i kishim aleatë, na ndihmuan dhe u ndihmuam. Kanë dashamirësi ndaj Shqipërisë e Kosovës, por ju nuk e doni dorën e miqësisë me  kroatë, që të mos e hidhëroni Serbinë, sepse Serbia është në armiqësi me ta.

Pse nuk përgjëroheni pas kroatëve që i kemi miq, ndërsa shkrihemi pas serbëve që asnjë shenj miqësi nuk treguan. Pse nuk bini në dëlirë pas këngëtarëve kroatë, edhe pse janë më të mirë. Ju nuk e dini, por roku me të cilin qenkeni rritur është roku kroat, nuk ishte jugosllavë. Ju çdo gjë e quanit jugosllave, ndërsa e mendonit serbe. Aq dini.

Me kulturë e mendërisht, ju nipat Enverit e të Miladinit  ende jeni të izoluar. Vuani nga kompleksi i inferioritetet ndaj serbëve. Mjerë ju që nuk e keni kaluar këtë sëmundje të popujve primitivë.

Shteti kroat me asnjë çmim nuk do t’i ftonte këngëtarët serb në kryeqytetin e tyre, edhe pse janë shumë-shumë më të kulturuar se ju, janë shumëfish më të zhvilluar se ju, kanë traditë e kulture evropiane, por Serbinë e trajtojnë armik. Serbët kanë bërë krime në Kroaci (dhjetëfish më pak se sa të ne), por nuk ua harrojnë, nuk janë dele as puthadorë si ju.

Këngët serbe pos jush askush ne Ballkan nuk i dëgjon. Dhe ju i dëgjoni dy këngëtare primitive që i dëgjojnë vetëm fundërrinat sociale në Serbi. Ose shkriheni pas luftënxitësit Bregoviç, bastard, që e mohon gjysmë përkatësin e vet kroate nga frika e serbëve. Babanë e kishte kroat, por meqë jetoi me nënën serbe në Beograd, e mohoi kombin e vet kroat, duke i mbështetur krimet serbe.

S’ka komb në Ballkan që i do serbët, sepse kanë bërë krime në Slloveni, bënë krime në Kroaci, e masakruan Bosnjë-Hercegovinën, u kanë zhvatur territore hungareze, e  bullgarëve. Vetëm populli dele si ju harron.

Pastaj në mënyrë cinike thuani kinse ne vazhdojmë të bëjmë rolin e viktimës? Shkruan si të ishit vëllau i Vuçiçit që nuk i pranon krimet. Dilni në mbrojtje të serbëve kopeisht si tw ishit vëlla me te.

Sa turp!

Nga tregtarët “tonë”, pa komb, pa fe dhe pa atdhe me vjen turp, nuk janë të kombi tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube