OPERAT E HERSHME PËR SKËNDERBERUN

OPERAT E HERSHME PËR SKËNDERBERUN

Lista e kompozimeve rrallë të përkryera të Antonio Vivaldit perfshin një opera të titulluar Scanderberg. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në Teatrin Pergola të Firences, Itali më 22 Qershor 1718, e cila ishte dita e rihapjes së këtij teatri që mbetet deri më sot një nga perlat e Firences. Për ate ngjarje Vivaldi pat zgjedhur të nxirrte një opera të tilë si një dëshmi të qëndrimit të Vivladit në botën muzikore në atë kohë. Zgjedhja që bëri Vivaldi pohon ndikimin që kishte heroi popullor Shqiptar mbi kulturën botërore pothuaj 300 vjet pas jetës së tij heroike. Vetëm disa arie të operas së Vivaldit mbesin në Torino, Itali, bashkë me libretin i cili është arshivuar në Bolonjë. Letrat origjinale të shfaqjes jepen më poshtë.

 

Një tjetër opera e titulluar Scanderberg u kompozua prej kompozitorit frëng të shekullit XVIII Fransua Frankue. Opera u përkrye përpara mbretit Lui XV dhe mbretëreshës Sharlot Leszinka të Francës në Fontenblo më 22 Tetor 1763. E tërë opera ka mbijetuar duke përfshirë originalet dhe rishikimet e libretit dhe pjesëve muzikore. Gjithë këto punime janë të arshivuara në një biblotekë në Paris.

Një opera e tretë për Skënderbeun ka qenë kompzuar prej Bernar Zherme le Konte de Laspede (1765-1805), i njohur si naturalist, politikan dhe muzikant frëng. Megjithëse më shumë i njohur për veprimtaritë e tij politike si President i Senatit Frëng dhe i Kalorsit të Madh të Legjionit të Nderit, Laspede kompozoi edhe pesë opera. Një nga ato ishte titulluar Scanderbeg që u aprovua nga Komiteti i Akademisë Mbretërore të Muzikës më 1875. Sidoqoftë, opera nuk u përkrye, sepse Laspede për ndonjë arësye i shkatërroi materialet e saj.

Kopjet e operave Scanderneg të Vivaldit dhe Frankue gjenden në shumë bibloteka përfshirë atë të Shkollës së Arteve në Universitetin e Bostonit dhe Biblotekën Fan Noli në Boston.

– – – – – –
Duke e respektuar, dokumeti me i plote ne anglisht ndodhet në faqen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube