Pyeteni Pacollin se çfarë mendon Serbia për Asosacionin!

Nga Enver Bytyçi

Behgjet Pacolli ka deklaruar në një intervistë të ditës së djeshme se “Unë jam pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioz që respekton obligimet ndërkombëtare dhe që i beson aleatëve të vet. Nëse dikush mendon se SHBA dhe Bashkimi Evropian, që janë sponsorë të Asociacionit, dëshirojnë të krijojë Republika Srpska në Kosovë apo çkado tjetër dhe se ata nuk e dinë çfarë rreziku paraqet Serbia, sinqerisht nuk e di ku jetojnë”.

Më lindin disa pyetje rreth kësaj deklarate:

– Ata që kanë firmosur Asosacionin dhe ndihmësit e tyre, si Pacolli, u dëshmuan se për shkak të kapjes nga krimet e korrupsioni nuk ishin të vëmendshëm për interesat e Kosovës. A mos Pacolli dëshiron t’i ndihëmojë këta bashibozukë që në emër të luftës e plaçkitën Kosovën?!

– Sponsorët europianë që mundësuan Asosacionin ishin të llojit të Mogherinit, e njohur për lidhjet e ngushta së paku ideologjike me Rusinë dhe Serbinë, njësoj siç është i njohur Pacolli për lidhje të tilla për shkaqe financiare. A do të thotë kjo se duhet anashkaluar vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shkak të besimit të verbër te një ndërmjetësuese si Mogherini?!

– Ata që jetojnë në tokë e dinë se Marrëveshja për Asosacionin dhe marrëveshjet e tjera janë prodhuar me kërkesën e Beogradit pa asnjë ekspertizë, thjesht si rezultat i vullnetit të Hashim Thaçit. Pyetja për Pacollin është: Kush është i besueshëm në këtë rast, mendimi juaj pragmatik, apo mendimi dhe ekspertiza e munguar e ekspertëve të pavarur?! Kush ka të drejtë, ti Behgjet Pacolli, apo epskertët amerikanë e britanikë, të cilët paralajmërojnë për rrezikun e krijimit të një Republika Srpska me anën e Asosacionit?! A mos duhet që Behgjet Pacolli ta mësojë kur është mjaft në përçarjet dhe përçartjet e veta pro-serbe e pro-ruse?

– Së fundmi, zotit Pacolli i duhet bërë pyetja se ku jeton ai? Sepse qytetarët e Kosovës pikërisht këtë nuk kanë mundur ta mësojnë, megjithëse përpiqen në këtë drejtim prej dekadash! Jeton në Kosovë, apo në Serbi e në Rusi?! Duhet ta ndajë mendjen e mos mashtrojë publikun me sofizma të tilla.

__________

Të gjitha partitë opozitare të Lindjes Europiane, të cilat u formuan në procesin e rënies së sistemit komunist, u tkurrën ose u shuan pas një apo dy dekadave. E vetmja parti që rezistoi fort ishte Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Por LDK u formua dhe zhvilloi aktivitetin e saj në kushte të ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Ajo u tkurr shumë për shkak të bashkëpunimit të saj të tepruar me Partinë Demokratike të Kosovës! Ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë filloi të zhbëhej për shkak të kompromiseve të lidershipit të Bashës me narko-shtetin!

Po pse PDSH nuk pësoi fatin e simotrave të saj në Lindje? Sepse nuk bëri kompromis me regjimin e shkuar dhe as me Partinë Socialistë si trashëgimtare të PPSH-së! E në të gjithë kurbën e këtyre qëndrimeve, dalja nga Qeveria e Stabilitetit shënon kthesën e madhe në historinë e kësaj partie. Në të kundërt ajo do të kishtë pësuar fatin e partive të tjera në Europën Lindore.

Ka edhe faktorë të tjerë! Por rezistenca ndaj partisë trashëgimtare të diktaturës është faktori kryesor. Bashkëpunimet kanë ndodhu vetëm në rastet kruciale për kombin. Çdo bashkëpunim tjetër pa kushte me socialistët do të sillte fatkeqësi të mëdha jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë. Nëse nuk e besoni këtë, atëherë kthehuni dhe analizoni ato që kanë ndodhur në Partinë Demokratike me Lulzim Bashën në këto 8-9 vite!

Bashkëpunimi me “djallin” është vdekja e njeriut! Për partitë sjell shuarjen e tyre dhe zhdukjen e sistemit pluralist, si kusht I domozdoshëm për demokracinë funksionale!

__________

Më 2 korrik 1990 regjimi i Serbisë në Kosovë ua mbylli deputetëve dyert e parlamentit. Por ata e shpallën deklaratën e pavarësisë në shkallët godinës së Kuvendit të Kosovës. Ajo njihet zyrtarisht si Deklarata e Pavarësisë!

Më duket se metodat e Lulzim Bashës për të mbyll dyert e selisë së Partisë Demokratike janë të njëjta me ato të Serbisë së vitit 1990 në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube