Qaniu e Bregoviçi…

Nga Nikoleta Kovaçi

-Korçarët nuk kuptojnë gegërishten tende goce, a di gjë, si do e kuptojne serbishten e ketij Goranit, se nuk e kuptoj une?

-Qani, muzika ska nevoje per gjuhe, bre burre! Ja do kercejne njerzia! Do heqin stresin e madh qe i ka kap tash sa kohe! Masanej nuk e kane thirre korçarët, po shoket dhe shoqet e Edvinit e te Vuçuçit!

-Po, ja psh te ishte ndonje Celentano, Vasco Rossi, apo Andrea Bocelli, thotë robi, se na kanë mbajtur gjalle e besoj i njeh edhe rinia, po ky ç’a meritash ka per ne si popull?!

-Ka nje merite, Qani: asht serb… e po na duhet me na ndihmue te rruga e open Ballkanit…

-Po, meqe kane vendosur te harxhojne para, psh, me mire te kishin ftuar Petrit Lulon, Irini Qirjakon, Bujar Qamilin, Gzim Niken, apo Fatmira Breçanin! Ju kishin dhene ndonje kacidhe edhe atyre!

-Joooo, s’jane qytetar ata! Ai qe e ban festen asht qytetar i klasit pare, korçar safi me shekuj qytetar….Ndaj kerkon vipllik andej kah nahijet tua!

-Me nje fjale fi me thua qe ky Gorani duhet ndjekur?

-Poooo, Qani, si jo! Veç duhet me ra pak edhe ne sy qe je aty! Masanej duhet me shku se na shajne kta qe e konsiderojne veten njerez pa komplekse! A ki dgju ti per ‘open mind’? Jane ca qe na iu dukna krejt te prapametun qe nuk shkojme atje! Iu dukna pa shuje muzikore, pa njohuni mbi fqinjesine e mire, e mbi te gjith iu dukna edhe pa mend qe se njohim fare kte serbin qe vjen e knon n’mes te Korçës!

-Pse, goce, a eshte turp ta dije kush se na nuk e njohim fare kete serbin?! E zezaaa!

-Po Qani! Une s’po i them kujt, veç aman as ti mos fol! Ban sikur e njeh, e do dhe madje me shpirt kishim shkue po ngaqe skena ba vaksinen e kena lane! Se do na e bajne me gisht e do na mbese njolle tane jeten ne biografi! Edhe nese te pyet kush thuju se e kam idhull, veç kqyr se po te rreshqet goja e thu ndonje nga kto qe me the mue!

(Mramja e mire popull bregoviçdashës… Aman se mos m’lendohi ju qe e doni kte serbin, e kena per shaka une e Qaniu)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube