Që historia të mos përsëritet

Nga Ndue Ukaj

Që historia të mos përsëritet, duhet të këshillohemi vazhdimisht prej mësimeve që na ofron ajo. Dhe ajo, përmes shumë shembujve na tregon se kurrë s’duhet të joshemi nga politikanë delirantë e nga parulla të rrezikshme të llojit krejt dhe drejt.

Sepse parullat kërkojnë liri të pakufishmë për parti e ideologji, rrjedhimisht liri të kufizuar për indvidin dhe dinjitetin e tij.

Për shembull, ne sot duhet ta kujtojmë se, përgjatë historisë, secila shoqëri që ka kërkuar shpëtimtar politik, ka gabuar rënd, siç kanë gabuar në shekullin e kaluar popujt e jashtëzakonshëm e me traditë në dije e kulturë, gjermanët dhe italianët.

Prandaj, Fail Konica i ditur qëmoti i këshillonte shqiptarët e mjerë të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.

Çuditërisht, pas një shekulli, në Kosovë, janë bërë bashkë politikanë demagogë, me ca gazetarë e media shërbyse, për t’i mësuar e këshilluar shqiptarët që ta krijojnë kultin e individit dhe ta presin atë si shpëtimtar, me lule e lavde pafund. Ky është kurth. Sepse, historia mëson se ky kult sjell veç mjerim e vyshkje të jetës.

Përballë kësaj propagande të tërbuar – siç na këshillon shkrimtari gjenial, Gabriel Garcia Marquez – duhet të tregohemi të urtë dhe t’ ju themi: “s’jemi më kalamaj që të presim Mesian politik.”

_________

Shtetit i Kosovës mund të rritet dhe të konsolidohet së bashku me miq dhe kurrsesi me gënjeshtra, demagogji e intriga, çfarë predikojnë Albin Kurti e soji i politikanëve delirantë si ai.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, është dëshmi e fortë se politika negative e Albin Kurtit dhe e militantëve të tij të tërbuara s’ çon askund.

Po ashtu, akti i sotëm madhor është dëshmi se me politika të urta dhe pozitive të LDK- së, së bashku me miq – veçmas Shtëpinë e Bardhë –  Kosova mund të realizojë të gjitha aspiratat e mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube