26/04/2024

Si e mori emrin apo titullin ”Skënderbe”, Gjergj Kastrioti ynë

0

Nga Gjon Keka

Në disa literatura gjejmë se me t’u marrë pengë atij iu dha emri Skënderbe,por ka edhe dokumente historike tjera se si në fakt ai e mori këtë titull apo emër të famshëm të Lekës(Skënderbeut).

Kështu nisur nga kjo nuk ishte Sulltani i cili i vendosi i pari epitetin si Skënderbeu ose Leka(Aleksandër), Gjergj Kastriotit, por historia e dhënies së këtij epiteti apo titulli, është ndryshe sipas disa kronistëve dhe dokumenteve e përshkrimeve historike të asaj kohe.

Thuhet se pas një beteje përcaktuese e strategjike që Gjergj Kastrioti kishte fituar me ushtrinë e tij që komandonte nën oborrin e Sulltanit, pasi u kthye triumfues i plotë i saj, duke hyrë në oborrë të gjithë ushtarët që kishin parë me sytë e tyre atë fitore e quanin Skënderbe ,Skënderbe e që në gjuhën arbërore i bie Leka (Aleksandër), Leka (Aleksandër). Me të dëgjuar Sulltani se si ushtarët e thërrisnin kështu Gjergj Kastriotin ai thirri afër vetes disa nga ushtarët dëshmitar dhe i pyeti se pse e thërrisnin atë ashtu, ata i shpjeguan për mrekullitë që sytë e tyre kishin parë dhe fitoren e marrë si rrufeja nga i madhi Gjergj Kastrioti. Atëherë Sulltani i urdhëroj dekoruesit e titujve sipas protokollit dhe e nderoi e i dha titullin Skënderbe ose Leka(Aleksandër). Poashtu ka edhe kronistë tjerë që thonë se këtë epitet,titull apo atë emër e mori pasi fitoi në duelin ndaj Jampsa dhe Sajas ,pra beteja e dy kundërshtarëve me vetëm Gjergj Kastriotin përballë.Sido që të jetë nga ajo kohë ai mbante edhe atë titull sipas meritës së plotë të tij dhe virtyteve e karakterit që kishte arbërori ynë Gjergj Kastrioti i Madh. [Gjon Keka]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok