Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi

Nga Gjon Keka

Historia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut si një Akademi mësimi për Princa, Mbretër, Pushtetarë dhe për secilin që dëshiron të njohë artin e tij të qeverisjes, diplomacisë dhe atë ushtarak.

Dhe këtë nuk e them vetëm unë këtu, këtë e kanë thënë edhe ata që lexuan, mësuan dhe përkthyen historinë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit, sikur që është kjo e përkthyesit gjerman të saj Theodorum Funccium.

Duke ditur se vepra e Marin Barletit mbi jetën dhe veprën e heroit tonë Gjergj Kastrioti është përkthyer në shumë gjuhë botërore, përkthimi në gjuhën gjermane thuhet se ka qenë më i mirëprituri. Poashtu ajo është botuar disa herë në gjermanisht, këtu po ndaj një tekst të shkurtër nga përkthyesi Theodorum Funccium i cili në fakt e ka përkthyer historinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga gjuha latine në gjuhën gjermane në vitin 1606 dhe ai nënvizon kështu:

“…Kjo është arsyeja pse në këtë Histori (“Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”- shënimi im) ata që duan të marrin njohuri të luftës mund të përfitojnë aq sa do të përfitonin nga një “Academia rei militaris”, dhe të mësonin secili prej tyre…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube