Të shtrëngohet laku për duhan pirësit

Nga e djathta në të majtë mushkëritë e shëndosha, kurse ato në të majtë të duhanpirësit

Kushtuar Ditës botërore kundër duhanpirës

Të shtrëngohet laku për duhan pirësit …

Nga Hasan Hasanramaj

Të  gjithë njerëzit në Kosovë, mirë i dinë dëmet dhe rrezikun që u sjell pirja e duhanit,  edhe përkundër faktit së Ligji për kontrollin e duhanit i miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës duhani po konsumohet në  çdo kund!  Kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme për njerëzit e të gjitha moshave Organizata Botërore e Shëndetësisë vite me radhë  vazhdimisht është lajmërua dhe po lajmërohet me kërkesën kundër pirjes së duhanit, por shumica e njerëzve (kokëfortë) e vazhdojnë avazin e vjetër dhe nuk lodhen për vendimet e miratuara. Pra, të gjithë atyre që e konsumojnë  “armikun” më të madh të organizmit të njeriut-duhanin u bëjmë me dije së një cigare në vete  përmban mbi katër mijë substanca kimike, duke filluar që nga nikotina dhe monoksidin i karbonit e deri të katrani, substancë e cila në vete ka përbërje radioaktive, që të gjithë janë shkaktarët kryesorë të sëmundjes së kancerit në mushkëri. Prandaj të gjithë ju  pirësit e duhanit më në fund nëpërmjet këtij shkrim qëllim mirë për të gjithë juve po u bëjmë me dije së duhet ta dini dhe me në fund të bindeni së duhani është shkaktari kryesor  i  “epidemisë” së kancerit në mushkëri. Sipas mjekëve pulmologë me të cilët biseduam këto ditë mësuam së është konstatuar dhe vërtetuar së për çdo njëzet cigare pesëmbëdhjetë fushohet mundësia e sëmundjeve të mushkërive, sidomos te njerëzit e moshave pesëdhjetë e deri në gjashtëdhjetëvjeçare. Këta persona çdo mëngjes kur zgjohen fillojnë të kolliten dhe të nxjerrin gëlbazë nga goja.

Andaj duhani, “armiku” me i madh i organizmit të njeriut, gjithashtu shkakton sëmundjen e  zemrës – infarktin, dëmtimin e sistemit nervor e shumë sëmundje të tjera. Gjithashtu konsumimi i tepërt  i duhanit  e shton  rrezikun për vdekjet e papritura. Monoksidi i duhanit pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë nikotina e shton punën e zemrës dhe të dyja këto  e shpejtojnë formimin e trombit, dhe kjo ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Nga ky “armik” i rrezikshëm i organizmit të njeriut për çdo vit tre milionë e gjysmë deri në pesë milionë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet që i shkakton duhani.

Andaj, pirja e duhanit te duhanpirësit në rend të parë e shkakton sëmundjen e kancerit të mushkërive, provokon asmen, infekton buzët, fytin, mitrën, fshikëzën e urinës, sjell erën e keqe të gojës, sëmundjen e dhëmbëve, dëmton qelizat e trurit të cilat dukshëm e dëmtojnë kujtesën, sytë, lëkurën, shkakton infeksionet të frymëmarrës, ndikon në rritjen e tensionin, gastritit, ngadalëson shërimin e plagëve e shumë gjera të tjera.

Duhani, shkaktar i sëmundjen e  zemrës – infarktin, dëmtimin e sistemit nervor e shumë sëmundje të tjera …

Kur jemi këtu po përmendim së që nga vitit 1950 e deri me sot me dhjeta miliona njerëz kanë vdekur nga sëmundjet që u ka shkaktuar  pirja e duhanit. Shkencëtarët e mirënjohur të shëndetësisë kanë konstatuar së fëmijët, të cilët i ekspozohen tymit të duhanit në shtëpinë ku jetojnë bashkë me prindërit duhanxhi  çdo ditë, edhe pse ata nuk e konsumojnë duhanin, kanë tri katër herë  mundësi të sëmuren nga kanceri i mushkërive, kuptohet kur të rriten. Prandaj kërkohet nga prindërit dhe të tjerët të mos pihet duhan aty ku ka fëmijë. Andej, në këto momente nga pirja e duhanit gjithnjë e më shumë në të gjitha vendet e botës edhe në Kosovë po rëndohet sistemi shëndetësor.

Kur jemi këtu gjithashtu duhet të përmendim së në një studim që është bërë thuhet se dyzet e dy për qind  të meshkujve duhanpirës arrijnë moshën shtatëdhjetëvjeçare. Pra, nga kjo shihet së duhani është shumë i rrezikshëm. Tymi i duhanit në vete përmban grimca të nitrogjenit dhe të monoksidit të karbonit, të cilat janë  gazra të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për organizmin e njeriut. Katrani  me dyzet mijë

materie kimike është shkaktari kryesor i kancerit, i cili për çdo dhjetë sekonda e merr me vete nga një jetë njeriu nga pasojat e konsumit të cigareve.

Shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë për qind  të pacientëve sot  shtrihen nëpër spitalet …

Andej, secili njeri e ka për obligim që të mendojë për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenien edhe për njerëzit e tjerë. Pra, sëmundjen kronike të mushkërive gjithashtu edhe kanceri  në nëntëdhjetë për qind të rasteve drejtpërsëdrejti shkaktohen nga pirja e duhanit. Shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë për qind  të pacientëve që sot  shtrihen nëpër spitalet tona vijnë nga pirja e duhanit. Në kuadër të  luftës kundër pirjes së duhanit, si në shumë shtete të botës, nxënësit e shkollave fillore në Kosovë për çdo vjet  zhvilluan dhe po zhvillojnë  aktivitetin e ngjeshura në sendërtimin të projektit, përkatësisht të fushatës kundër pirjes së duhanit në Kosovë “Stop duhanit!”, por …

Edhe përkundër ekzistimit të Ligjit – duhani po pihet  në gjitha lokalet publike dhe mjediset tjera në Kosovë ?!

Në fushatën  kundër pirjes së duhanit që u  zhvillua dhe po zhvillohet për çdo vjet  në  të gjitha komunat e Kosovë  kryesisht është fokusua në sendërtimin e anëve pozitive të ndërprerjes së pirjes së duhanit, por do të shfrytëzohet edhe si reklamë në mediet sociale në mënyrë që të ndikohet te duhanpirësit që më në fund të binden të  heqin dorë nga pirja e duhanit në vendet publike. Pirja e duhanit, sidomos në mesin e të rinjve, është problem në mbarë botën e më së shumti në Kosovë ku  nuk kemi të dhëna të sakta për nivelin e pirjes së duhanit, por konsiderohet se është shumë i lartë, sidomos te të rinjtë. Edhe pse me Ligj, që është miratua  nga Kuvendi i Kosovë  kërkohet të ndalohet pirja e duhanit në vendet publike, si: në institucionet shëndetësore, në shkollat​​, në qendrat sportive, në restorante, në bare, në kafene e të tjera, në praktikë  ligji kundër konsumit të duhanit në Kosovë nuk po respektohet?! Për këtë dukuri negative dhe të dëmshme për qytetaret e të gjitha moshave në Kosovës përgjegjësinë më të madhe e mbajnë organet e ndjekjes, inspektoret dhe të tjerët nga të cilat me në fund kërkohet që ky problem mjaft serioz dhe i rrezikshëm po shikohet duarkryq ?! Andaj nëpërmjet fushatave mirë të organizuar dhe ashpërsimit të masave ndëshkuese në Kosovë do të ndikonte  në vetëdijesimin e qytetarëve, e sidomos të  rinjve, për pasojat që sjell pirja e duhanit, por, dorën në zemër efekti nuk është në nivelin e duhur për çka të gjithë duhet të brengosem…

Të nderuar prindër, e sidomos nëna duhanpirës mendoni më shumë për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube