Trashëgimia letrare – pasuri kombëtare

Agim  Bacelli -TRASHEGIMIA  LETRARE, pasuri kombetare

Klubi letrar Korçar-ne tre dekada  .-trashegimi e “Bota e Re” Korce-Portal letrar rezatures ne Mergim, Sofer petike e Diaspores.

…me shkrimtarin Luan Kalan, SHBA, anetar i denje i Klubit, aktiv me postimet  letrare.

“Te dashur dhe nderuar kolegë; korçarë dhe miq të korçarëve!Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se ne s’jemi si shumica e shqiptarëve, e them këtë në kuptimin jo të mburrjes por të “kutit” me të cilin u “premë” kur hymë në rrugën e artit të letërsisë.Besoj se ne jemi nga pak Promethe që duamë t’ju falim të tjerëve nga pak zjarr për tu ngrohur duke e nxjerrë atë nga shpirti dhe zemra jonë. Besoj gjithashtu se, ne jemi nga pak dhe Jezus (Isa) pasi mundohemi t’ju falim të tjerëve paqe, qetësi, shlyerje të mëkateve duke i marrë mbi shpinën tonë të gjitha të këqijat e të tjerëve, bile edhe dënimin për mëkatet e tyre…

Për mua, s’ka shumë rëndësi nëse nuk e kemi arritur si duhet përsosmërinë e fjalës së artit që themi, e cila përsosmëri, sigurisht që ka vlerat e saj të jashtëzakonshme, për mua rëndësia më e madhe është nëse ne qisim nga shpirti atë fjalë që mbart dashuri për njeriun dhe që të jetë një mehlem ngushëllues apo edhe shërues për atë që na dëgjon (lexon) dhe e thënë aq bukur sa ne mundemi.

Për momentet që po kalojmë kur vihet në rrezik jetëgjatësia e “Botës së Re”, më pëlqen shumë këmbëngulja fisnike e Dalan Luzajt dhe mbështetja e Fisnikut Korçar, Kristaq Turtullit që ne të qëndrojmë bashkë, sado që të ngelemi, pasi njohja jonë tashmë është relativisht e vjetër, që nga viti 2000 me “Mëmëdheun”, “Klubin Korçar” dhe më pas (2002) me “Botën e Re” në Sampa e në Yahoo (2004) dhe i ka kaluar të gjitha provat e qëndrueshmërisë së bashkëjetesës letrare. Në këtë dhjetë vjeçar ne së bashku kemi krijuar aq shumë dhe me një cilësi admiruese sa do jetë një fatkeqësi sikur ta prishim këtë shtëpi të ngritur në radhë të parë, me dashurinë tonë vëllazërore dhe në radhë të dytë me artin e zemrave tona.

Më këtë rast dua që të kujtoj me shumë respekt iniciatorët e krijimit të Klubit Korçar, “Bota e Re”; miqtë tanë të nderuar; Ylber Merdanin, Skënder Demollin, Vladimir Torrovecin dhe Skënder Rusin.

Të kujtoj gjithashtu ata që i dhanë kuptim dhe jetë Klubit Korçar me këmbënguljen e ngritjes së një grupi letrar korçar në internet, miqtë tanë të dashur, profesor Vangjush Zikon, mikun tim të vjetër, Kostaq Dukën dhe të palodhurën e gjithanshme, Raimonda Moisiun, të cilëve ju bashkova dhe unë.

Porosia e kryetarit të klubit, Ylberit, ishte e veçantë për “Botën e Re” online. Ai na porositi, “Bëni kujdes me bukurinë letrare të shkrimeve tuaja, sidomos poezive, sepse bukuria artistike krijon iluzionin sikur vërtetë jeta është aq e bukur sa doni ju të jetë! Bukuria le të ketë edhe të kundërtën e saj, sigurisht artistikisht, bashkë me mendimin tuaj pozitiv. Vetëm nën diktaturë nuk na lejohej të paraqisnim anët negative të jetës sonë. Pa evidentimin e zjarrit të jetës që të djeg, arti letrar është i kotë. Ai që krijon le ta provojë këtë zjarr pa pasur frikën e djegies dhe përfundimin në hi kur është i sigurt se dikush do përfitojë nga djegia e tij.”

Profesor Vangjushi, në rolin e mbikëqyrësit, ka qenë dhe ngelet promotori i lëvizjes dhe suksesit që ne kemi pasur. Unë për veten time them se vetëm prezenca dhe fjala e tij inkurajuese më ka mbajtur aktiv mes jush.

Kurse profesor Ligor Prifti, për mua, është një ekspert i pashoq për zgjedhjen e fjalës së duhur artistike, na ka porositur gjithmonë, “Kujdes fjalën! Zgjidhe atë më të mirën në turmën e qindra fjalëve të ngjashme. Edhe pasi ta kesh zgjedhur, mundohu ta distilosh siç distilojmë rakinë në pikën e parë.”

Ndërsa i ndjeri Ziko na thoshte se, “Poeti shkruan me zemër që zemra të ngelet në përjetësi pasi zemra ja le zemrës…” Vërtetë ashtu është. Ne i kemi qindra shkrime të Zikos të cilat do rrojnë sa të rrojnë dhe shqiptarët që e lexojnë.

Riza Lahi që tashmë ndodhet në amshim bënte shaka me poezinë. Ai thoshte se, “Nëse nuk bëhesh dot poet, bëhu poezi e poetit. Nëse nuk bëhesh dot as poezi, bëhu prift apo hoxhë i padukshëm dhe prediko fjalë të mençura të cilat do të shtynë të ëndërrosh dhe të frymëzohesh!”

I pavdekshmi Jorgo Telo thoshte për frymëzimin, “Ai gjendet gjithkund dhe tek gjithsecili sepse nuk është profesion i ndonjërit por varet se kush merr guximin ta nxjerrë jashtë nga zemra.”

Përmenda vetëm iniciatorët, pa të cilët ne nuk do ishim bashkuar tek “Bota e Re”. Po ashtu përmenda edhe ata miq që ikën para kohe nga kjo jetë kur kishin edhe shumë fjalë të tjera të bukura për të na dhënë.

Respekt të jashtëzakonshme kam për të gjithë ata që nuk duanë që “Bota e Re” të ikë nga ne. Këta i përmenda në një shkrim më parë por le ti kujtoj edhe njëherë me shumë dashuri. Ata janë:

Vangjushi, Kostaqi, Monda, dy Koço-t, Ligori, Përparimi, dy Luanët e Devollit Kalana e Xhuli,, Thani, Kristaqi, Dalani, Fationi, Fuati, Vullneti, Fiqriu, Jani, Babushi, Istrefi dhe Resmiu.

Së fundi, nuk dua të harroj edhe ata që kanë kontribuar në këtë grup listë apo edhe tek forumi, “Mëmëdheu” të cilët tashmë janë larguar. Disave prej tyre nuk jua di shkaqet e largimit por sidoqoftë, unë personalisht ruaj respekt dhe admirim. Le të kenë shëndet dhe suksese kudo që të jenë. Ata janë:

Flori Bruqi, Kozeta Zavalani, Rozi Theohari, (ndjesë pastë), Andon Andoni, Makfire Canolli, Iliriana Sulkuqi, Naum Mara, Kujtim Metali, Hysen Kobellari, Merita Bajraktari (McC), Andon Andoni, Mëhill Velaj, Anila Tota, Adnan Mehmeti, Robert Martiko, Ilir Buzali, Alma Papamihali, Alfred Papaçiu, Naum Prifti, Agim Shehu, (ndjesë pastë), Elda Kokoneshi, Julia Gjika, Leon Lekaj, Petraq Zoto,(ndjesë pastë), Luan Çipi, Pirro Pina, Lida Lazaj, Met Fidani,Kozeta Zylo, Edmond Shallvari, Nonda Kajno, Namik Selmani, Janaq Pani, Ali Bregu, (ndjesë pastë), Eleonora Koka, Arjan Kallço, Arjan Larashi, Pëllumb Çuni, Kosta Nake, Petraq Pali, Ardita Jatru, Ilirjon Visari, Aleko Ballauri, Skënder Bekteshi, Bujar Belliu, Dhimitraq Papando, Jani Plasa, Klarita Selmani, Petro Zholi, Qazim Muska, Vangjush Saro dhe Sokol Grabocka.

Ndoshta kam harruar ndonjë që s’ka qenë aktiv tek Klubi Ynë. Mund ta kujtoni juve, kujtdo që do i vjen në mëndje.

-Me dashuri respekt , shkrimtari Agimi Bacelli,New York.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube