Vdekja e çuditshme e Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 “Minishengeni” ballkanik është parajsa e Serbisë dhe bileta për në ferr e Shqipërisë. Nuk është Edvin Kristaq Rama ai që krijoi kaosin e sotëm në Shqipëri, ishte kaosi që krijoi Rama Kristaq Edvinin. Ai do t’ju ndalojë në çdo hap, do t’ju neveriti me çdo përpjekje, do t’ju ofrojë prova të panumërta se është më mirë të heshtni, të pushoni, të shikoni nga mënjanë. Ju vetëm duhet të njihni një objekt me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të rrezikshme.

***

Unë shkruaj për luftën shekullore serbe-sllave  kundër vendit, kombit dhe qytetërimit tonë, katastrofën e udhëhequr nga Djalli që luan me zjarrin. Dhe tradhtarë tjerë. Vëllazërimin e tyre me armiqtë e përjetshëm serbo-sllav që nën kujdesin e rusëve dhe disa vendeve dashakeqëse perëndimore kanë kryer shumë gjenocide ndaj nesh, të fundit në vitin 1998-1999. Servilizmin e kokëtulëve dhe qafëleshëve shqipfolës ndaj armiqve. Identitetin. Burrërinë tonë të dridhur.

Atdheu që ne e njohim si Shqipëri është gati të bëjë vetëvrasje dhe se as Kosova dhe as ndonjë tokë tjetër shqiptare nën pushtim nuk mund ta shmangë këtë fat, sepse të gjithë duket se vuajnë nga të njëjtat të këqija dhe simptoma. Gjatë jetës së shumicës së shqiptarëve që jetojmë tani, në vend apo diasporë, Shqipëria (e gjithë shqiptaria) do të pushojë së qeni Shqipëri dhe populli shqiptar do të ketë humbur të vetmin vend në botë që ne mund ta quajmë shtëpinë tonë. Fara jonë pellazge-ilire-shqiptare do të zhduket përgjithmonë. Historia botërore do të na përmend vetëm si një nga popujt që dikur jetonte. Pikërisht siç më tha ai serbi i sinqertë: “Shqiptarët ishin si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendonin se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”.

Bashkëkombësve të shtetit amë që i gëzohen “Minishengenit”, një paralajmërim: Nëse mendoni se rrezet e “diellit” që u premton kryeministri kloun joligjor dhe Serbia ju sjellin lumturi, atëherë nuk keni vallëzuar si “kosovarët” në breshër e shi. Xhaxhin do ta përkujtoni si engjëll në krahasim me çorbën që do t`ua gatuaj Serbia. Nuk keni pa gjë akoma. Pyetni “shqiptarët e ish Jugosllavisë”.

Kthjellojeni mendjen. Ne jemi njerëz. Ne luftojmë, ne po mundohemi, ne e mashtrojmë veten si budallenj, lejojmë të na manipulojnë, biem dhe zakonisht ngrihemi përsëri. Zgjohu, ngrihu nga shtrati dhe bëhu gati për gjëra të tjera që janë jetike.

PS: Unë nuk mund t’i shfaq të gjitha kartat për momentin, megjithatë, ata që nuk besojnë në këto paralajmërime, duhet të bëjnë një kontroll shëndetësor në institucionin më të madh psikiatrik. Nuk po kërkoj grindje apo konfrontim. Por unë vlerësoj të vërtetën dhe qartësinë. Ndonjëherë, ai kombinim rezulton të jetë i ndezshëm.

***

S`ka gjë më të keqe, më të egër e më mizore në një vend, sesa kur ca këlysh të dal nga kopeja e majmunëve sundojnë mbi një tufë tutkunësh mendjetrashë që nuk janë në gjendje t`i dalën zot vetes. Asgjë nuk është më e dëmshme për një qenie njerëzore sesa mungesa e rezistencës.

“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për shkak të të ligjve, por për shkak të atyre që nuk bëjnë asgjë me ta”, – Albert Einstein

Në këto momente shumë të rrezikshme, kur kuislingët e shtetit amë, të udhëhequr nga kryeministri i droguar, po bashkëpunojnë me armikun monstruoz kundër kombit dhe vendit të tyre, përmbajtja nga kritikat ndaj atyre që deri më tani e udhëheqin Kosovën me dinjitet, nuk do të thotë gjithmonë se ti je i dobët. Ndonjëherë kjo do të thotë që je mjaft i fortë për të bërë lëshime. Patriot.  Sigurisht që duhet të ketë vend për mosmarrëveshje politike kundër qeverisë LVV (Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “Guxo”).  Është e panevojshme të thuhet. Por, jo gënjeshtra, shpifje, xhelozi e sëmurë, budallallëqe, nga inati apo konflikti të interesit. Shpresoj se të gjithë atë që nuk e kanë mizën nën kësulë pajtohen me mua kur është fjalë për këtë rast.

Shqiptarët lavdërohen se janë patriotë, por në realitet nuk janë njerëz të guximshëm dhe të vendosur që të zhdukin barërat e këqija nga drithërat e tyre, plot hipokrizi dhe zili në shoqëri, pa energji pozitive dhe shpirt të gëzuar. E vërteta e pastër, njerëz të tillë të dobët nuk meritojnë një shtet sovran të pavarur sepse nuk dinë ta ruajnë atë. Shqiptarët meritojnë vendimmarrësit që kanë, përndryshe nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtonte atdheun tonë të zakonshëm sikur të ishte pronë e tij private. Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi e bënë këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve indiferent.

***

Jugosllavia filloi të shpërbëhet në copa të vogla – menjëherë pas vdekjes së Titos. Kjo ndodhi për shkak të shtypjes së shumicës absolute të popullsisë shqiptare, të kryer nga pakica serbe. Edhe para se dikush të dinte diçka për Gorbachev, populli shqiptar në Kosovë u ngrit në vitin 1981, në një revoltë, demonstrata masive kundër diktaturës komuniste dhe sundimit kriminal të serbëve. Këto ishin demonstratat e para masive për demokracinë dhe lirinë shumë kohë para se njerëzit e qyteteve të tjera të Evropës Lindore të fillonin të bërtisnin për liri. Është turp që Perëndimi demokratik vazhdon të jetë indiferent ndaj shqiptarëve trima në Kosovë, dhe ndaj viktimave të shumta të shkaktuara nga kryengritja kundër diktaturës së dhunshme. Meqenëse Jugosllavia, si një shoqëri ku njerëzit gëzojnë të njëjtat të drejta, nuk ka ekzistuar kurrë, indiferenca e Perëndimit ishte në fakt një mbështetje për shtypjen serbe ndaj shqiptarëve. Që nga fillimi, serbët u përpoqën ta shtypnin kryengritjen me forcë ushtarake. Sidoqoftë, përkundër një rrjedhe të vazhdueshme të trupave të reja në Kosovë, shqiptarët ende po rezistojnë, pa armë. Dy milionë shqiptarët (e Kosovës) në Jugosllavi, të cilët po luftojnë vetëm, natyrisht nuk mund të arrijnë një fitore. Por me këmbënguljen e tyre, shqiptarët e kishin tërhequr Serbinë dhe Jugosllavinë në krizën më të rëndë politike që nga krijimi i atij shteti kriminal.

***

Sulme të dhunshme ndaj gjuhës shqipe. Parlamenti i Kosovës, i cili mbeti një parlament tallës nën presionin serb, miratoi ligje të reja arsimore në fillim të viteve 1990 që e bënë alfabetin cirilik serb alfabet zyrtar për përdorim të përditshëm. Gjuha shqipe akoma lejohej të ishte gjuhë zyrtare, por sipas ligjeve të reja ajo mund të shkruhej edhe me shkronja cirilike. Shqiptarët, të cilët flasin një nga gjuhët më të vjetra në Evropë, ndiheshin në të njëjtën mënyrë siç për shembull, evropianëve perëndimorë do t’u duhej të përdornin shkronja ruse kur shkruanin. Shqiptarët i mbajnë mend mirë vitet mes dy luftërave botërore, kur serbët ndaluan përdorimin e shqipes në shkolla dhe jetën publike. Kur qeveria “maqedonase” urdhëroi prishjen e mureve që rrethonin shtëpitë shqiptare, ajo theu traditën një mijë vjeçare. Por ky sulm i dhunshëm ndaj gjuhës ishte edhe më serioz, pasi shkatërroi ekzistencën kulturore të shqiptarëve.

***

Uniteti kombëtar në vend të interesave të veçanta. Të zemëruar nga këto incidente, shqiptarët filluan grevën në shumë fabrika. Kështu dështoi përpjekja serbe për të nxjerrë një “vijë ndarëse” midis separatistëve shqiptarë dhe shqiptarëve me mendim të drejtë, siç shprehej Beogradi. Sulmi ndaj asaj që është më e shenjta për kombin shqiptar (gjuhën) i bashkoi shqiptarët. Në vend të dallimeve, ishte uniteti kombëtar që u manifestua. Ai mobilizoi shqiptarët nga të gjitha shtresat, dhe tani e tutje i dha forcë kundërshtimit të tyre, pavarësisht nga përkatësia fetare. Shqiptarët e fesë katolike, që përbënin 10-15% të tërësisë shqiptare nuk u trajtuan aspak ndryshe sesa vëllezërit e tyre shqiptarë të fesë myslimane. Kjo nuk bëri shumë për të promovuar reputacionin serb (propagandën false)  jashtë shtetit. (Sqarim: Kur përmendi katolik-mysliman, kjo nuk tregon se sa prej tyre ishin praktikues të fesë).

Veçanërisht udhëheqësve komunistë serbë jashtë Shtetit, u pëlqente të predikonin se ata mbrojnë krishterimin kundër fundamentalistëve myslimanë, por me të cilët shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët. Të qenit shqiptar është qëllimi më i lartë për të gjithë. Vetëm disa u dalluan nga kjo histori, siç ishte Rahman Morina. Edhe pse u sulmua gjuha amtare, ai heshti. Studentët e Universitetit u mblodhën para Bibliotekës Universitare në Prishtinë dhe vendosën të dërgojnë një delegacion te Morina. I ndjekur nga 5,000 studentë, delegacioni mbërriti në selinë e partisë. Por ata e morën vesh se Morina kishte udhëtuar për në Beograd për të marrë pjesë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Komuniste. Ishte vërtet pjesëmarrja e tij e fundit në takim gjithashtu…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube